Print Friendly, PDF & Email



Platforma 125

Rrjeti i relacioneve për zhvillimin e qëndrueshëm
mes Trentinos dhe Europës Ballkanike

Platforma 125 (P125) është një rrjet që përbashkon më shumë se 20 sipërmarrje private dhe subjekte no-profit, të kërkimit dhe institucionale, me aktivitet në Trentino (Provincë autonome dhe rajon italian i pozicionuar në Veri-Lindje të Italisë dhe në mes të harkut alpin) dhe të interesuar të punojnë me territorin e Ballkanit në projekte konkrete të zhvillimit të ambjentit. Kjo gjë në prespektivën për të mbështetur, nëpërmjet një bashkëpunimi ekonomik të frymëzuar në parime të etikës dhe të reciprocitetit si dhe nëpërmjet bashkëndarjes dhe transferimit të knoë-hoë, proçeset e integrimit Europian të nisur nga Shtetet e rajonit dhe duke favorizuar një rritje tërësore dhe respektive të objektivave të përbashkëta të Agenda 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Objektivi primar i P125 është bashkëpunimi me aktorët kryesorë të Vendeve Ballkanike në realizimin e projekteve të lidhura me sektoret e infrastrukturës dhe veprave publike, me inxhenjerinë e ndërtimit dhe të ambjentit si dhe në fushën e teknologjisë në mbështetje të agrikulturës duke vënë në dispozicion nëpërmjet një oferte unike dhe të integruar, -360 gradë-, njohuritë dhe përvojën zbatuese të arritura nga Trentino në më shumë se 40 vite autonomi territoriale.

Forca e Platformës bazohet në shumëllojshmërinë e kompetencave që përmban në brendësi të saj. Janë përfshirë në P125 një grup sipërmarrjesh të njohura në nivel territorial dhe kombëtar, me një bilanc komplesiv që kalon shumën 105.000.000,00 euro dhe ca. 600 punonjës.

Bashkëpunojnë me Platformën entet kryesore të kërkimit të Trentinos dhe gëzon mbështetjen e enteve lokale që garantojnë një kornizë institucionale dhe lëvizjen e sistemit të  Platformës.

Çfarë ofron Platforma:
kompetenca, specializime, shërbime

Platforma 125 koordinohet nga një kabinë regjie që mbulon menaxhimin dhe kujdesin e rrjetit dhe të relacioneve me entet institucionale dhe të kërkimit trentine dhe ballkanike. P125 është e përbërë nga një grup shoqërish inxhenjerash, arkitektësh dhe administratorësh që mbulojnë 360° nevojat e klientëve dhe nga një grup sipërmarrjesh me kompetenca të larta të specializuara në sektorët e mëposhtëm:

  • ENGINEERING, CONSULTANCY and MANAGEMENT – Projektim inxhenjerik, konsulencë, zbatim
  • ENVIRONMENT – Projekte për ambjentin
  • CIVIL CONSTRUCTION – Ndërtime civile
  • GREEN ENERGY – Energji e rinovuar
  • RISK MANAGEMENT – Përpunim mbetjesh

SHKARKO KËTU TEKSTIN E PLOTË

[sc_post_meta]